Hamza: Familja Jashari refuzoi të nënshtrohet dhe dëshmoi idealin për liri
Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seancë solemne për nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, në fjalën e tij tha se Epopeja e UÇK-së është një moment që i dha kuptim historisë së vendit, raporton Zeri.info.
“Kanë kaluar 28 vjet që kur ato tri ditë ndryshuan fatin e Kosovës. Më 5, 6 dhe 7 mars 1999 një familje shqiptare vendosi të qëndrojë në pragun e vet përballë një ushtrie sunduese. Por ato tri ditë janë një mësim i përhershëm për vetë kuptimin e lirisë”, u shpreh Hamza.
Sipas tij, historia e një vendi shkruhet nga përgjegjësitë morale dhe njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen dhe këtë e dëshmoi familja Jashari.
“Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, ai u bë altar i lirisë, ndërsa familja Jashari u bë simbol i ndërgjegjes dhe qëndresës së një populli të tërë”, u shpreh i pari i PDK-së. /Zëri
