Deputeti Rrustemi i reagon këshilltares së Osmanit
Foto: Laura Hasani

Deputeti Rrustemi i reagon këshilltares së Osmanit

Aktuale March 04, 2026 - 22:41

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka reaguar këshilltares së presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, e cila, sipas tij, nuk ka treguar drejtë për nënshkrimet lidhur me propozimin e kandidaturës së Osmanit për presidente.

“Learta njëherë tha se nuk ia kanë ofruar nënshkrimet, ndërsa tani po thotë se nënshkrimet po, por jo rizgjedhjen. Pra për nënshkrime nuk tregoi drejtë. Ndërsa për rizgjedhjen, ne nuk i kemi të garantuara votat as për Glaukun, e lëre më për Vjosën”, ka shkruar ai në Facebook’.