Pas shkarkimit të Loshit, Xheladin Hoxha emërohet U.D. i Zv/Sekretarit
Aktuale
March 04, 2026 - 20:46
Arben Loshi, Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit që u shkarkua gjatë ditës së sotme, ka folur për Klan Kosova.
Ai e ka konfirmuar vendimin, duke thënë se nuk i di arsyet.
Loshi theksoi se në vendin e tij është emëruar U.D. Xheladin Hoxha, i cili aktualisht është drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale të Kuvendit.