OVL-UÇK i reagon Vulinit:Më të vendosur se kurrë për ta mbrojtur Kosovën
Aktuale
March 04, 2026 - 20:28
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të ish-shefit të BIA-s, Aleksandër Vulin ndaj Kosovës, duke i dënuar ato “me ashpërsinë më të madhe”.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, OVL-UÇK thekson se ish-luftëtarët e UÇK-së nuk janë trembur as dje dhe nuk tremben as sot nga retorika kërcënuese, duke siguruar se liria e Kosovës, fituar me sakrificë, do të mbrohet me përkushtim të palëkundur.
Organizata shton se Kosova është shtëpia e tyre dhe se gjithmonë do të qëndrojnë në mbrojtje të saj.