LVV-ja propozon Glauk Konjufcën kandidat për president
Foto: Laura Hasani

LVV-ja propozon Glauk Konjufcën kandidat për president

Aktuale March 04, 2026 - 17:01

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për president të Republikës.

“Në këto rrethana, Lëvizja VETËVENDOSJE!, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, z. Glauk Konjufca”, thotë LVV-ja përmes një postimi në Facebook.