Ikin Spiropali, Balluku dhe Vengu - Begaj dekreton ministrat e rinj
Foto: Laura Hasani

Ikin Spiropali, Balluku dhe Vengu - Begaj dekreton ministrat e rinj

Aktuale March 04, 2026 - 14:27

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar ndryshimet në qeverinë "Rama".

Begaj dekretoi sot shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë; Elisa Spiropalit, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vengut, Ministër i Mbrojtjes; Albana Koçiut, Ministre e Punëve të Brendshme; Besfort Lamallarit, Ministër i Drejtësisë; Toni Gogut, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po ashtu , kreu i shtetit shqiptar dekretoi emërimin në detyrë të: Albana Koçiut, si zëvendëskryeministre; Ferit Hoxhës, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Besfort Lamallarit, Ministër i Punëve të Brendshme; Ermal Nufit, Ministër i Mbrojtjes; Toni Gogut, Ministër i Drejtësisë; Enea Karakaçit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Erjona Ismailit, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. /Tch