Hoti themelon katër komisione të ankesave, mes tyre edhe për shtesat e fëmijëve dhe lehonat
Foto: Laura Hasani

Hoti themelon katër komisione të ankesave, mes tyre edhe për shtesat e fëmijëve dhe lehonat

Aktuale March 03, 2026 - 14:57

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar themelimin e katër komisioneve, me qëllim garantimin e trajtimit të drejtë dhe ligjor të çdo kërkese dhe ankese nga qytetarët.

Komisionet e reja janë:

Komisioni i Ankesave për shtesat e fëmijëve dhe shtesat për lehona

Komisioni i Ankesave për ndihmën sociale

Komisioni zbatues për shqyrtimin e kërkesave nga programi pilot SAS

Komisioni i Ankesave për programin pilot SAS.

Ministri Hoti ka bërë thirrje që çdo qytetar që ndjen se i është cenuar një e drejtë, të drejtohet pranë komisioneve përkatëse për shqyrtim të rasteve. “Çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe paanshmëri. Angazhimi im mbetet i qartë: trajtim i barabartë për secilin, zbatim strikt i ligjit dhe asnjë tolerim ndaj padrejtësive”, ka deklaruar Hoti.

Qytetarët mund të drejtojnë ankesat dhe kërkesat e tyre te komisionet përkatëse për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent. /Zëri