LDK-ja pas takimit: Zgjedhjet, të panevojshme në këtë fazë
Aktuale
March 03, 2026 - 14:18
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si të panevojshme shkuarjen në zgjedhje në këtë fazë në të cilën gjendet vendi.
Besian Mustafa nga LDK-ja ka folur para mediave pas takimit që ka pasur kryetari Lumir Abdixhiku me deputetët e tij.
“Qëndrimi i përbashkët është se zgjedhjet janë të evitueshme, të shmangshme dhe panevojshme në këtë fazë në të cilën është republika jonë”, ka thënë Mustafa.
Ai tha se deri tani nuk ka pasur deri tani emra për presidentin e ri. /Zëri