Haradinaj kujton Besëlidhjen e Lezhës: Rrofshin shqiptarët kudo që janë
Foto: Laura Hasani

Haradinaj kujton Besëlidhjen e Lezhës: Rrofshin shqiptarët kudo që janë

Aktuale March 02, 2026 - 17:18

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Besëlidhja e Lezhës mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se bashkimi dhe uniteti mes shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten e vetmja rrugë për ta çuar përpara vendin tonë dhe popullin e tij të mrekullueshëm.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu është shembëlltyra e shqiptarit që e pa popullin si një të vetëm, vizioni i tij ishte i jashtëzakonshëm për kohën dhe mbetet model frymëzimi edhe sot. Rrofshin shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar kreu i Aleancës.