Kurti para takimit me Abdixhikun: Na duhet një kandidat që i siguron 80 vota
Foto: Laura Hasani

Kurti para takimit me Abdixhikun: Na duhet një kandidat që i siguron 80 vota

Aktuale March 02, 2026 - 14:17
Kurti para takimit me Abdixhikun: Po vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën për presidentin

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit.

Image

“Po i vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati ose kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së, gjithçka brenda fare pak ditësh do të merret vesh”, tha Kurti.

Image

Ky do të jetë takimi i dytë që do të realizohet për të njëjtën temë, pasi të dy u takuan edhe javën e kaluar.

Image

Duke u bazuar në afatet për zgjedhjen e presidentit, data e fundit është 4 marsi, në të kundërtën vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Image

Image

Image