Hamza pas takimit me Kurtin: Propozimi për presidentin të jetë nga PDK-ja
Foto: Laura Hasani

Hamza pas takimit me Kurtin: Propozimi për presidentin të jetë nga PDK-ja

Aktuale February 28, 2026 - 18:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se i ka ofruar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një marrëveshje nëpërmjet të cilës presidenti i shtetit të zgjidhet nga propozimi i PDK-së.

Në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me Kurtin, Hamza ka thënë se ky është akti i fundit zyrtar i ofruar nga PDK-ja.

Ai ka deklaruar se kërkesë paraprake ka qenë që propozimi të jetë një emër nga familja Jashari, por që më pas kjo familje zyrtarisht doli kundër që të jetë e përfshirë në skenën politike.