11 shqiptarë të bllokuar në Izrael, flet ambasadorja shqiptare në Tel Aviv

11 shqiptarë të bllokuar në Izrael, flet ambasadorja shqiptare në Tel Aviv

Aktuale February 28, 2026 - 17:16

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se 11 shqiptarë janë bllokuar në shtetin izraelit.

Ajo deklaroi se qytetarëve shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Izrael iu janë dhënë udhëzime, që të jenë të sigurt për jetën e tyre.

“11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake. Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dime sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë”, tha Meri Kumbe, ambasadore e Shqipërisë në shtetin izraelit. /Tv Klan