Masakrat në Likoshan dhe Çirez, Haradinaj: Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që po vinte

Masakrat në Likoshan dhe Çirez, Haradinaj: Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që po vinte

Aktuale February 28, 2026 - 13:03

reu aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrat në Likoshan dhe Çirez.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, shkroi se gjaku i dëshmorëve u bë dritë për lirinë e Kosovës.

“Në fund të shkurtit të 1998, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Çirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë martirëve që pësuan nga hakmarrja e armikut edhe pse ishin të paarmatosur. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që po vinte. Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkroi i pari i AAK-së.