Bytyqi: Kurti mund ta bëjë president secilin emër, nuk besoj që shkojmë në zgjedhje
Foto: Laura Hasani

Bytyqi: Kurti mund ta bëjë president secilin emër, nuk besoj që shkojmë në zgjedhje

Aktuale February 27, 2026 - 18:04

Analisti politik, Ardian Bytyqi, vlerëson se pozita do ta zgjedh presidentin apo presidenten.

Bytyqi u shpreh se Kurti mund ta bëjë president secilin emër që vjen për këtë pozitë teksa përjashtoi shkuarjen në zgjedhje.

“Deklarata e Osmanit ishte thjeshtë një përshëndetje që e kishte ndaj një qytetari dhe ishte e njëjtë si një sllogan i Lëvizjes Vetëvendosje “mos lsho pe” edhe ajo tha në shumës dhe la të nënkuptohet se ka të bëjë me një subjekt politik që do ta përkrah – dhe mendoj që nuk duhet të shkojmë sërish në zgjedhje. I vetmi që mund ta bëjë president secilin emër që vjen për president mendoj se është kryeministri Kurti, dhe besoj do të kemi president dhe jo zgjedhje të reja”, u shpreh Bytyqi.

Bytyqi, mes tjerash, u shpreh se Kurti nuk ia ka për borxh Osmanit edhe një mandat tjetër veçse nëse s’ka kandidat tjetër atëherë ajo mund të marrë edhe një mandat tjetër.

“Në instanca të fundit mund të jetë edhe Glauk Konjufca kandidat për president të ardhshëm”, tha Bytyqi./dukagjini