Pas ndryshimeve, Rama mbledh qeverinë
Foto: Laura Hasani

Pas ndryshimeve, Rama mbledh qeverinë

Aktuale February 27, 2026 - 11:29

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mblodh paraditen e së premtes kabinetin qeveritar, një ditë pasi lajmëroi shtatë ndryshime në qeveri.

Mbledhja e qeverisë zgjati më pak se 30 minuta dhe në të mungonin dy ministrat e larguar nga kabineti Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.

Një ditë më parë kryeministri bëri 7 ndryshime në qeveri, duke përfshirë largimin e ministrave, Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu.

Ndër ndryshimet e bëra një ditë më parë në mbledhjen e grupit të PS është emërimi i ministres Albana Koçiu si zv.kryeministre pas shkarkimit të Belinda Ballukut.

Enea Karakaçi u emërua ministër i Infrastrukturës, duke marrë postin tjetër të Ballukut.

Ndryshimet në qeveri:

Albana Koçiu emërohet zëvendëskryeministre.

Besfort Lamallari merr postin e ministrit të Brendshëm.

Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm.

Enea Karakaçi do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.

Erjona Ismaili emërohet ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.

Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes. /euronews