Mustafi vazhdon detyrën e tij si këshilltar politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Mustafi vazhdon detyrën e tij si këshilltar politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Aktuale February 27, 2026 - 10:44

Ragmi Mustafi ka bërë të ditur se e vazhdon detyrën e tij si këshilltar politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Mustafi e bëri e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku njëherësh falënderoi Kurtin për besimin e rikonfirmuar në këtë pozitë.

“Me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, vazhdoj detyrën si këshilltar politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Falënderoj kryeministrin Albin Kurti për besimin e rikonfirmuar dhe për përkushtimin që institucionet e Republikës së Kosovës po tregojnë në trajtimin e çështjeve që prekin shqiptarët në Luginën e Preshevës. Është nder të vazhdoj këtë përgjegjësi, sepse kufijtë administrativë nuk mund të kufizojnë përgjegjësinë kombëtare. Sepse të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë çështje e jashtme e Kosovës. Janë provë e karakterit të saj politik”, shkroi Mustafi.