Përparim Rama takohet me kryetarin e Odës Ekonomike: Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim

Përparim Rama takohet me kryetarin e Odës Ekonomike: Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim

Aktuale February 27, 2026 - 10:41

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Me atë kanë diskutuar bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale.

Rama ka theksuar se zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete.

“Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete. Sot, me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, diskutuam bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale. Si lider në zbatimin e arsimit dual, Qendra për Arsim Dual në kuadër të OEK-ut do të shërbejë edhe për edukim praktik të nxënësve dhe studentëve, duke forcuar kapacitetet dhe shërbimet për bizneset e kryeqytetit”, shkroi ai.