Prattipati takohet me Maqedoncin, flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Prattipati takohet me Maqedoncin, flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Aktuale February 25, 2026 - 16:23

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në këtë takim sipas njoftimit të ambasadës u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen për FSK-në.

“E ngarkuara me punë në Anu Prattipati u takua me Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci për të diskutuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe vazhdimin e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Partneriteti në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës e avancon vetëmbështetjen e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, thuhet nga ambasada amerikane.