Presidentja Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë, Spiropali
Aktuale
February 25, 2026 - 11:59
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, është pritur të mërkurën në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Fillimisht Spiropali është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh edhe ministër për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca, me të cilën patën dhe një deklarim për media.

Më tej, Spiropali do të pritet në takime të veçanta nga kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, si dhe nga kryeministri Albin Kurti.

Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.




