Spiropali dhe Konjufca për homazhe në Prekaz, priten nga Rifat Jashari

Spiropali dhe Konjufca për homazhe në Prekaz, priten nga Rifat Jashari

Aktuale February 25, 2026 - 10:26

Vizitën e saj zyrtare ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e ka nisur nga kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ajo është shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca e ku kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

Të dy ministrat u pritën më pas në kullën e Jasharëve, nga Rifat Jashari. Kjo kullë sipas Spiropalit është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë.

“Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë”, shkroi Spiropali.