Tërmet 4.3 ballë në Elbasan, lëkundje sizmike ndihen në Lushnje dhe zonat përreth

Tërmet 4.3 ballë në Elbasan, lëkundje sizmike ndihen në Lushnje dhe zonat përreth

Aktuale February 24, 2026 - 20:28

Lëkundje sizmike janë regjistruar në qytetin e Elbasanit, pasditën e së martës.

Sipas të dhënave të para, tërmeti ka pasur magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me një thellësi prej 13 kilometrash.

Lëkundjet janë regjistruar 6 kilometra në veri-perëndim të Lushnjes dhe 37 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit, sipas raportimeve të institucioneve sizmologjike.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe do të ofrojnë informacione të mëtejshme nëse situata ndryshon.

Image