Dy muaj e gjysmë në burgjet serbe, ish-ushtari i UÇK-së Avni Qenaj tregon për gjithë procesin e ndalimit

Dy muaj e gjysmë në burgjet serbe, ish-ushtari i UÇK-së Avni Qenaj tregon për gjithë procesin e ndalimit

Aktuale February 24, 2026 - 08:06

Mw 25 nëntor të vitit 2025 mori rrugën për në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kjo meqë familja e Avni Qenajt ka një biznes atje.

Por në pikën kufitare në Merdar ish-ushtari i UÇK-së vërejti diçka të pazakontë.

“E pashë që po ka vonesa, shkova i pyta qa po ndodh, thanë jo po dyshojmë diçka, i pyeta se ku është problemi se nëse ka diçka unë shkoj vetë e disha se për çka janë duke më bërë vonesa edhe me kanë çu për Beograd”, ka thënë Qenaj.

Ani pse policia serbe e nisi për në Beograd pa i treguar arsyen e ndalimit, Qenaj ketë tashmë e dinte.

“Nuk kom pas asgjë të UÇK-se me vete dokumentat normal të Bosnjes i kom pas se jam banor i Bosnjes. Arsyeja e dija që për veteran të luftës pra që jam kon ushtar i UÇK-së”, ka thënë tutje Qenaj.

Gjatë qëndrimit në burg, Qenaj thotë se nuk u keqtrajtua. Por trajtim ndryshe pati gjatë intervistës para policëve serbë.

“Ne burg kom kalu mirë jom kon vet i dyti në dhomë, për në burg s’kom pas diçka maltretime e në polici kom pas kur s’kam pranu me fol dy tri here më kanë sjellë me dhunë pastaj e panë qe s’po bon me dhunë. Në burg dy muaj e gjysmë rrafsh kom qendru, ne gjykatë s’kam kry se e kom pas avokatin e fort”, theksoi Qenaj për Teve1.

Fat të njëjtë me Qenajn, pati se fundi edhe Mit’hat Llozhani.

Edhe për të, së fundmi u ngrit alarmi se po keqtrajtohet në burgjet serbe.

“Aty ka dhoma qe janë dikun 5-6 persona edhe mundet me pas keqtrajtim por unë jom kon vet i dyti edhe s’kom pas keqtrajtim në burg o fjala. Në burg kam kalu shumë mirë. Qysh i kanë pas ata trajtimet edhe une i kam pasë s’kom pas dallime”, përfundoi Qenaj.

Avni Qenaj u lirua pas dy muaj e gjysmë qëndrimi në paraburgim ne Beograd. Ndërsa thotë se më nuk do të kalojë nëpër territorin serb.