Sot do të mblidhen katër komisione parlamentare, në shqyrtim konkursi për një anëtar të KPK-së
Foto: Laura Hasani

Sot do të mblidhen katër komisione parlamentare, në shqyrtim konkursi për një anëtar të KPK-së

Aktuale February 24, 2026 - 07:45

Gjatë ditës së sotme disa nga komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje me fokus në përcaktimin dhe miratimin e fushëveprimtarisë së tyre për mandatin aktual.

Në orën 10:00 Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të bëjë hartimin e fushëveprimtarisë së Komisionit.

Po në të njëjtën orë, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji do të mblidhet për të miratuar fushëveprimin e tij.

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion pritet të miratojë fushëveprimin e Komisionit.

Në orën 13:00, Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial do të shqyrtojë shpalljen e konkursit për zgjedhjen e një anëtari joprokuror të KPK-së.