“E lus Allahun në natën e Ramazanit”, hoxhë Latifaj për krerët e UÇK-së: Do kthehen fitimtarë
Foto: Laura Hasani

“E lus Allahun në natën e Ramazanit”, hoxhë Latifaj për krerët e UÇK-së: Do kthehen fitimtarë

Aktuale February 23, 2026 - 23:16

Hoxhë Fatmir Latifaj ka shprehur bindjen e tij të palëkundur se ish-krerët e UÇK, të cilët prej vitesh po përballen me gjykim në Hagë, do të kthehen në Kosovë si fitimtarë.

Në emisionin “Krejt kapak me Milotin”, ai bëri lutje të veçanta për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët që po përballen me drejtësinë. Sipas tij, akuzat ndaj tyre janë të fabrikuara.

“Ata kur i shoh në Hagë, janë ish-epror të UÇK-së. Të ishte gjallë Adem Jashari, bashkë me Hashim Thaçin do të ishte në Hagë, sepse akuzat janë të fabrikuara. Është në pyetje, liria e historia jonë. E lus Allahun e madh në natën e Ramazanit, drejtësia ta thotë fjalën e vetë, jam i bindur që ata shpejt do të vijnë në Kosovë fitimtarë”, tha Hoxha në Klan Kosova.