Lekaj: Kurti po kërkon alibi me takime selektive për presidentin
Foto: Laura Hasani

Lekaj: Kurti po kërkon alibi me takime selektive për presidentin

Aktuale February 23, 2026 - 19:18

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me takimet konsultative të kryeministrit Albin Kurti me liderin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për gjetjen e konsensusit për presidentin e Kosovës.

Ai ka thënë se sa i përket kontaktit me AAK-në, deri më tani nuk ka ndonjë informacion që ka pasur ftesë për takim.

“Ajo që mund ta themi, historikisht ka vepruar kështu në këto procese vetëm për ta legjitimuar veten dhe për ta transferuar përgjegjësinë te opozita.”

“Edhe tetë ditë kanë mbetur që të zgjidhet presidenti i ri, ai për të krijuar alibi i bën ftesë PDK-së dhe LDK-së vetëm për të zhvendosur vëmendjen dhe për konsum të brendshëm”, ka thënë Lekaj.