Pas Korçës, Rama shkon me helikopter edhe në Vlorë
Aktuale
February 23, 2026 - 17:19
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka vizituar Korçën gjatë ditës së sotme me helikopter, ka shkuar edhe në Vlorë.
Me helikopterin e Forcave të Armatosura, i shoqëruar nga një tjetër helikopter që vinte pas, Rama mbërriti në Vlorë.
Kreu i qeverisë shqiptare është ulur me helikopter në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ku e ka pritur eskorta, për të nisur më pas vizitën në Vlorë, raporton Tv Klan.
Rama përfundoi vizitën në qytetin bregdetar brenda pak minutash. Ai inspektoi disa prej projekteve që po zhvillohen në Sheshin e Flamurit. Po ashtu, pa nga afër punimet për Qendrën Multifunksionale, Muzeun Hebraik, si dhe Rrugën e Hebrenjve, pranë Qendrës Historike Vlorë.