Kurti rreth votave për presidentin/es: Edhe formula LVV–LDK nuk është e sigurt
Foto: Laura Hasani

Kurti rreth votave për presidentin/es: Edhe formula LVV–LDK nuk është e sigurt

Aktuale February 23, 2026 - 16:40

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se një formulë LVV-LDK nuk është e sigurt për ta tejkaluar çështjen e postit të presidentit apo presidentes, raporton Ekonomia Online.

“Edhe Lëvizja Vetëvendosje me partnerët me të cilët ka garuar, si dhe me pakicat që na janë bashkëngjitur, i ka 66 vota. Kur u shtohen edhe 15 deputetët e LDK-së, bëhen 81. Pra, edhe 81 nënkupton që asnjë deputet – as i LVV-së, as i LDK-së, as i pakicave – nuk duhet të mungojë apo të dështojë në votim. Prandaj, edhe formula LVV–LDK nuk është e sigurt që ne ta tejkalojmë këtë prag”, tha ai para mediave pas takimit me kryetarin e LDK-së, Abdixhikun.