Tahiri: Bashkëpunimi mes pozitës e opozitës për presidentin, kyç për stabilitetin politik
Aktuale
February 23, 2026 - 10:40
Presidentes Vjosa Osmani i skadon mandati më 4 prill dhe afati i fundit për votimin e figurës që do ta ketë mandatin e ri është 4 marsi.
Që tani kanë nisur takimet mes pozitës dhe opozitës për këtë çështje, raporton Zeri.info.
Se dakordimi mes pozitës dhe opozitës do të sillte një bashkëpunim funksional politik e demokratik në vend e thotë edhe ish-diplomatja, Edita Tahiri.
“Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për kandidatin për president krijon një bashkëpunim funksional politik e demokratik, që i mungoi vjet Kosovës”, thuhet në reagimin e saj. /Zëri