Pamje nga arrestimi i Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është paraqitur sot në vendkalimin kufitar Bllacë.
Mediumi “AlsaM” ka siguruar fotografi e video nga momenti i arrestimit të Grubit.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut në faqen e saj e ka konfirmuar ndalimin e Artan Grubit, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar.
“Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas Nenit 354, paragrafit 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me Nenin 22 të Kodit Penal”, kanë deklaruar nga MPB-ja.
Kujtojmë se Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

