Kryeministri Albanese dhe kryebashkiaku Mehmeti bashkohen në iftar në Australi

Kryeministri Albanese dhe kryebashkiaku Mehmeti bashkohen në iftar në Australi

Aktuale February 22, 2026 - 19:29

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, dhe kryetari i Bashkisë së City of Greater Dandenong, Jim Memeti, janë bërë bashkë në një iftar të organizuar në Melbourne.

Takimi mes dy udhëheqësve me origjinë shqiptare është cilësuar si një moment domethënës për komunitetin shqiptar në Australi.

Kryeministri Albanese është i njohur për faktin se ka pranuar publikisht origjinën e tij arbëreshe, ndërsa Mehmeti përfaqëson një nga figurat e suksesshme të diasporës shqiptare në nivel lokal në shtetin e Viktorios.Ngjarja është zhvilluar në kuadër të një organizimi të komunitetit gjatë muajit të Ramazanit, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe anëtarë të komuniteteve të ndryshme etnike e fetare në Melbourne.

Pjesëmarrja e Albanese dhe Memetit në këtë iftar është parë si dëshmi e rolit dhe kontributit të shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale në Australi, si dhe e përfshirjes së tyre në nivelet më të larta të udhëheqjes.