Ndërhyrja në libra: A rishikohen kurrikulat veç për tre muaj?
Aktuale
February 21, 2026 - 22:19
Për tre muaj, Ministria e Arsimit, po synon të kryejë rishikimin e kurrikulave lëndore, që në shtator të mos e fillojë vitin e ri me tekste të vjetra.
Kur kanë mbetur edhe dy muaj deri në përfundimin e afatit për ndryshim kurikulash, krejt çka dihet, është se u themelua një grup punues, që angazhim do të ketë deri në fund të muajit prill
Njohës të fushës, i kishin kërkuar ish shefes së dikasterit qeveritar të arsimit, Arbërie Nagavci, që në hartimin e kurrikulës për klasat nga 1 deri 9, të ketë pjesëmarrës edhe mësimdhënës.
Për këtë Nagavci i pati ftuar mësimdhënësit në një diskutim, i cili do të mbahet gjatë shkurtit./klankosova