Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBASHK-u kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBASHK-u kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Aktuale February 21, 2026 - 20:40

Nga viti 2020 mori në duar timonin e Ministrisë së Kulturës.

Por gjashtë vite pas, ky mandat i ri qeverisës, atë po e gjen në krye të Ministrisë së Arsimit.

Vendosjen e Hajrullah Çekut në krye të këtij dikasteri po e presin me optimizëm nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Këta të fundit, kishin kritikuar ashpër qasjen e ish-ministres, Arbërie Nagavci përgjatë gjithë udhëheqjes së saj.

Andaj, nga Çeku presin të mos sillet njëjtë.

Madje në takimin e parë me ministrin, Jasharaj tregon çka do të kërkojnë.

E njohësit e arsimit presin që ministri Çeku t’i ketë duart e lira për te vepruar siç do ai.

Televizioni Teve1 ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga ministri Çeku për detyrën e re dhe prioritet e tij, por i njëjti nuk është përgjigjur pavarësisht që ka premtuar deklarim kurdo që merr detyrën.