“Po të mos anëtarësohej Kosova në Bordin e Paqes, sekretari amerikan nuk do ta takonte Osmanin”, thotë Visoka
Profesori universitar dhe studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gëzim Visoka, ka thënë që po të mos ishte anëtarësuar Kosova në Bordin e Paqes, Marco Rubio nuk do ta takonte Vjosa Osmanin.
“Për sa i përket Bordit të Paqes, në aspektin e përgjithshëm, një mundësi ideale për Kosovën për t’u afruar me administratën e presidentit Trump, pas një periudhe ku kishte aludime dhe dyshime se ShBA-ja mund të ndryshojë kursin në Ballkanin Perëndimor, por edhe në raport me Kosovën në veçanti, si dhe frika për anulim ose suspendim të dialogut strategjik”, ka thënë Visoka.
“Kjo është një mundësi e re e Kosovës për të pasur një komunikim direkt në nivelin më të lartë me administratën e Trumpit, siç ishte takimi i djeshëm me sekretarin Rubio”.
“Diçka që po them është se po të mos ishte anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, nuk do të ndodhte një takim të tillë”, vijo ai për Klanin.