Protesta e PD-së, 46 persona u arrestuan nga policia për aktet e dhunës gjatë ditës së djeshme

Protesta e PD-së, 46 persona u arrestuan nga policia për aktet e dhunës gjatë ditës së djeshme

Aktuale February 21, 2026 - 10:24

Protesta e ditës së djeshme e thirrur nga opozita e Shqipërisë e cila zgjati më shumë se 4 orë u shoqërua edhe me arrestime.

46 persona janë arrestuar nga policia për aktet e dhunshme të kryera gjatë ditës së djeshme.

Kujtojmë se përplasjet mes policisë dhe protestuesve nisën menjëherë pas mbylljes së fjalimit të kreut të PD-së, Sali Berisha, kur mbështetësit filluat të hidhnin fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë.

Ato vijuan edhe para Kuvendit, aty ku protestuesit u zhvendosën pas përfundimit të tubimit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’./tch