Sekretari Rubio shkruan për takimin me Osmanin, vlerëson rolin e Kosovës në nismat për paqe

Sekretari Rubio shkruan për takimin me Osmanin, vlerëson rolin e Kosovës në nismat për paqe

Aktuale February 20, 2026 - 23:45

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e falënderuar atë dhe qytetarët e Kosovës për angazhimin në promovimin e paqes dhe stabilitetit.


Në reagimin e tij publik, ai ka theksuar rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, si dhe kontributin në misionet ndërkombëtare.

“U takova me Presidenten Vjosa Osmani dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për përkushtimin ndaj paqes dhe stabilitetit, duke qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Po ashtu e falënderova Presidenten Osmani për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”, ka shkruar Rubio./Zëri