Grupet ngacmuese online, “Alb Porn” mbyllet, tjetri bllokohet

Grupet ngacmuese online, “Alb Porn” mbyllet, tjetri bllokohet

Aktuale February 20, 2026 - 19:50

Dy grupet ngacmuese online të njohura si “Albania Chat Official” dhe “Alb Porn” janë bllokuar pjesërisht si në rastin e “Albanian Chat”, ndërsa “Alb Porn” është mbyllur.

Këto grupe, të cilat llogariten si pasardhëse të grupit të mëparshëm “AlbKings”, përdoren për shpërndarje të pamjeve intime të grave pa pëlqimin e tyre, denigrim publik dhe shantazhim.

“Albania Chat Official” ka rreth 55 mijë anëtarë, ndërsa “Alb Porn” ka 11 mijë, dhe të dyja menaxhohen nga administratorë anonimë që përdorin emra si Carl, Disboard, Greed, Mee6, Kameleoni dhe Adminiktu. /Klankosova