Konjufca takohet me Prattipati, diskutuan për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati.
Në një njoftim nga MPJD-ja thuhet se në takimin e parë në detyrën e re, Konjufca pranoi urimet nga diplomatja amerikane dhe zhvilloi një bashkëbisedim, ku u shkëmbyen pikëpamje mbi çështje me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Konjufca prezantoi vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për mandatin e ri, duke theksuar orientimin strategjik të vendit.
:Gjatë takimit u diskutua edhe për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja, ndërsa u riafirmua se bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të vendit”, thuhet në njoftim. /Zëri