Osmani: Sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar grevën historike të urisë së minatorëve të “Trepçës”, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb.
“Sot kujtojmë grevën historike të urisë të minatorëve të Trepçës, të nisur më 20 shkurt 1989 nga rreth 1.350 minatorë, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb. Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë radhazi, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit. Me rezistencën e tyre, minatorët krijuan solidaritet e unitet popullor në mbarë Kosovën”, shkroi Osmani.
Tutje, Osmani ka thënë se sakrifica e tyre dridhi themelet e një pushteti që promovonte diferencim e pabarazi dhe u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen.