Nis seanca për shqyrtimin e dytë të projektbuxhetit
Aktuale
February 20, 2026 - 11:39
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për shqyrtimin e dytë të projektbuxhetit.
Në këtë seancë është vetëm një pikë e rendit të ditës; shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Sipas deklaratave, dy partitë opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja, do të votojnë kundër këtij projektbuxheti. /Zëri






