Kurti: Gjatë viteve 2026-2028, prioritet projektligjet për Byronë Shtetërore dhe çmimet tavan
Aktuale
February 20, 2026 - 09:36
Qeveria “Kurti 3” në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e projektrregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive.
Po ashtu gjatë mbledhjes u miratua edhe shqyrtimi i projektprogramit të projektligjeve për vitet 2026 – 2028, transmeton klankosova.
Kryeministri Albin Kurti tha se në kuadër të agjendës legjislative, do të prioritizohen projektligji për çmimet tavan dhe ai i Byrosë Shtetërore.
“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë për vitet 2026-2028, procedimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë të pajustifikuesheme dhe projektligjin për çmimet tavan, të cilat do t’ia përcjellim Kuvendit”, tha Kurti.