Lladrovci: Ku është Amerika, ne nuk kemi nevojë të kemi frikë të jemi aty edhe ne
Lidhur me debatin për “Bordin e paqes” dhe diskutimit të Edi Ramës, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “ku është Amerika, ne nuk kemi nevojë të kemi frikë të jemi aty edhe ne”.
Postimi i plotë:
“Bordi i paqes”, i themeluar nga Presidenti Trump, ku bën pjesë edhe Kosova, është shteg për daljen e diplomacisë tonë në skenën ndërkombëtare. Ky shteg, nuk është as i lehtë e as me garanci të përjetshme, kur dihet se po kundërshtohet nga evropianët dhe shtetet që pretendojnë për rregull që del nga OKB. Ku është Amerika, ne nuk kemi nevojë të kemi frikë të jemi aty edhe ne, kaq e thjeshtë.
Në diskutimin në “Bordin e Paqes”, Edi Rama shfaqi edhe një herë dimensionin e tij , larg më i madh e më strateg se akterët e sotëm të politikës shqiptare. Ishte i saktë, i qartë dhe shkatërrues për prapaskenat e qëllimeve të Gjykatës së Hagës. Edi është i duhur për situatat që po kalojmë si komb, respekt!