Nagavci: Buxheti i vitit 2026, një hapi i rëndësishëm për shërbimin e qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Nagavci: Buxheti i vitit 2026, një hapi i rëndësishëm për shërbimin e qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës

Aktuale February 19, 2026 - 19:54

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arberie Nagavci, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e dhënë nga të gjitha komisionet parlamentare për Projektligjin nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Ajo theksoi se ky është buxheti më i madh i miratuar ndonjëherë, që do të adresojë politika dhe masa të rëndësishme për çdo shtresë të shoqërisë.

“Miratimi i buxhetit është një proces i domosdoshëm dhe emergjent, i cili do të mundësojë funksionimin normal të institucioneve të shtetit dhe do të sigurojë shërbime cilësore për qytetarët. Ky buxhet është një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët,” – theksoi Nagavci.

Deputetja Nagavci falënderoi kolegët e saj për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në të gjitha fazat e miratimit të këtij projektligji. Ajo gjithashtu bëri thirrje që nesër, në seancën e Kuvendit, të miratohet buxheti në lexim të dytë, duke theksuar rëndësinë e tij për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe për përmirësimin e shërbimeve publike