JD Vance përshëndet liderët botërorë në Bordin e Paqes: Faleminderit për punën tuaj
Aktuale
February 19, 2026 - 16:33
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, po merr pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes.
Në fjalën e tij, JD Vance falënderoi të gjithë liderët botërorë që janë pjesë e këtij bordi, për kontributin e tyre në paqe.
“Të gjithë liderët që jeni këtu, faleminderit. Faleminderit për punën që po bëni për paqen”, tha JD Vance.
Në fjalët inauguruese të Bordit të Paqes, po marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.