Trumpi përsëri përmend ndalimin e luftës Kosovë-Serbi: Nëse s’po ia dilni më thirrni dhe e zgjidhim
Aktuale
February 19, 2026 - 16:15
Presidenti amerikan, Donald Trump, në hapje të takimit të parë të Bordit të Paqes, sërish ka deklaruar se ka ndikuar në ndaljen e një lufte të mundshme në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Duke folur në fjalimin hapës, Trumpi ka përmendur disa konflikte që pretendon se i ka ndalur.
“Shembull, Kosovë-Serbi, e kam bërë këtë. A mund të ngriteni ju lutem? Kosova-Serbia. Ju vlerësojmë. Dhe po ia dilni, e kur nuk ia dilni, më thirrni. Ne do ta zgjidhim. Faleminderit shumë”, thotë Trumpi.