Imri Demelezi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Aktuale
February 19, 2026 - 15:55
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Imri Demelezin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Demelezi e ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të këtij dikasteri edhe përgjatë mandatit të kaluar.
Kurti e uroi Demelezin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij. /Zëri