Buxheti i Komunës së Prishtinës do të përfshihet në projektbuxhetin 2026

Buxheti i Komunës së Prishtinës do të përfshihet në projektbuxhetin 2026

Aktuale February 19, 2026 - 14:33

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka rekomanduar Komisionit për Buxhet dhe Financa që buxheti i kryeqytetit të përfshihet në projektbuxhetin e vitit 2026. Me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua kërkesa e ministrit Murati.

"Ne si ministri do t'i sjellim tabelat e përditësuara dhe do të propozojmë të shkojnë si amendamente. Këtë proces e kanë përfunduar Komuna e Prishtinës dhe e Shtimes. Rekomandimi si ministri është që Komuna e Prishtinës dhe e Shtimes të përfshihen në projektbuxhet. Komuna e Zubin Potokut jam informuar se dje ka miratuar buxhetin në Kuvend Komunal, por nuk ka plotësuar procedurat pasuese. Ajo do të trajtohet sapo të përfundojnë procedurën", ka deklaruar ministri Murati.

Me 10 vota për, u miratua edhe kërkesa që buxheti i Komunës së Shtimes të përfshihet në projektbuxhetin e këtij viti. /rtk