Rama: Çerdhja e re në Kolovicë drejt hapjes, kapacitet për 120 fëmijë

Rama: Çerdhja e re në Kolovicë drejt hapjes, kapacitet për 120 fëmijë

Aktuale February 19, 2026 - 08:12

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur procesi i inventarizimit të çerdhes së re në lagjen Kolovicë, pranë Shkollës së Gjelbër, duke paralajmëruar hapjen e saj së shpejti për fëmijët e kryeqytetit.

“Sot nisi procesi i inventarizimit të çerdhes më të re në Prishtinë, në lagjen Kolovicë, pranë Shkollës së Gjelbër”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, çerdhja pritet të hapë dyert për rreth 120 fëmijë dhe do të ofrojë kushte moderne dhe të sigurta për edukim dhe zhvillim të hershëm.

“Së shpejti, çerdhja do të hapë dyert për 120 fëmijë, duke ofruar kushte moderne dhe të sigurta për edukim dhe zhvillim të hershëm”, ka theksuar kryetari i Prishtinës.

Rama ka bërë të ditur se projekti është realizuar përmes bashkëpunimit ndërmjet Kryeqytetit dhe Ministrisë së Arsimit, duke e cilësuar atë si investim për fëmijët dhe familjet në kryeqytet.

“Një investim i Kryeqytetit dhe Ministrisë së Arsimit për fëmijët dhe familjet në kryeqytet”, ka përfunduar ai.