Syla: Prokuroria e Speciales po do të mbjellë përçarje brenda kombit
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të mërkurën njëzëri thanë se janë të pafajshëm në raport me akuzat që u rëndojnë.
Ata deklaruan në fjalën përfundimtare të procesit gjyqësor në Hagë se me krenari luftuan për lirinë e popullit të Kosovës.
Kjo ngjarje me rëndësi u komentua nga Ismail Syla, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-presidentit Thaçi.
Syla tha se Prokuroria e Speciales po do të mbjellë përçarje brenda kombit.
“Thua se kemi pasur dy alternativa. Kanë qenë indenpendistët dhe kanë qenë autonomistët. I bie se Shtabi i Përgjithshëm dhe UÇK-ja ka pasur opsion, filozofi politike pavarësinë dhe ndërkaq LDK-ja ose të tjerët kanë pasur autonominë. Ne së paku në Kosovë e dimë historinë e shtetformimit se edhe Azem Vllasin, një figurë tipike jugosllave Millosheviqi e bëri patriot. Dhe fort mirë e tha se nuk ka pasur asnjë njeri që në Kosovë nuk e ka dashur pavarësinë”, theksoi Syla në Klan Kosova.