Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
February 19, 2026 - 07:28
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 e -2 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 7 e 10 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 7 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
