Prishtina ndez dritat për muajin e Ramazanit
Aktuale
February 18, 2026 - 23:31
Prishtina feston fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit me ndezjen e dritave dekorative në Prishtina e Vjetër dhe në sheshin kryesor të qytetit.
Në ceremoninë festive ishin të pranishëm Naim Tërnava, Myftiu i Kosovës, dhe Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se bashkë me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, ka ndezur dritat dekoruese në Kryeqytet.
"Le të shërbejë ky muaj si një mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ndarë më shumë mirësi dhe për të kultivuar vlera që e bëjnë shoqërinë tonë më të drejtë dhe më njerëzore", tha Rama.